Serbet sulmojne ueb-faqen e MFSH-se
Albeu.com
Në ueb faqen e Ministrisë së Financave të Shqipërisë, ku më përpara jepeshin informacionet e fundit të aktiviteteve që kryente kjo ministri, të shtunën në orën 13:05 ishte një fushë e bardhë me mbishkrimin e hakerëve serbë, ku ...... shkruan se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se faqja është sulmuar nga forcat e hakerëve serbë.

Hakerët serbë kanë sulmuar faqen zyrtare online të Ministrisë shqiptare të Financave.

Sulmi i hakerëve serbë duket se është një kundërpërgjigje ndaj sulmit që hakerët kosovarë i kishin bërë faqes online të Radio Televizionit të Serbisë.

Sipas medieve shqiptare, programuesit e ueb faqes thanë se faqja e ministrisë së Financave është mbështetur në një skript falas, versioni i së cilës nuk është përditësuar që nga fundi i vitit 2004, çka e ka bërë më të lehtë sulmin e hakerëve serbë.
Shtuar më 03/07/2010, ora 18:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori