Serbët sot hoqën monumentin por ngritën lart shqiptarizmën
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë JOzefina Topalli ka dënuar aktin e heqjes së monumentit të Preshevës. Përmes një deklarate për shtyp, Topalli shprehet se ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vlerave europiane.

"Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dënoj me ashpërsinë më të madhe burracakërinë e primitivëve që hoqën me autoblinda, fadroma, ushtarë e policë, monumentin e Preshevës. Skenë që nuk ndodh kund në Europë, skenë që të sjell në mend kohët e Milloshevicit. Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vlerave europiane, e që risjell edhe sot në vëmendje fobinë ndaj shqiptarëve. Ata, sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet, e kudo që janë. Qeveria Serbe, sot dëshmoi të njëjtën urrejtje të shekullit e shekujve të kaluar. Akti racist i sotëm është primitiv, i dënueshëm, armiqsor ndaj shqiptarve, por edhe provokim ndaj Europës dhe dëmtim i klimës e vullnetit për dialog. Qeveria serbe gabon nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun." thuhet ne deklaraten e shperndare nga kuvendi. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori