Serbet rikonfirmojne qendrimin kunder pavaresise se Kosoves
Albeu.com
Ky qëndrim është bërë i qartë gjatë takimeve diplomatike mes kryeministrit serb Vojislav Koshtunica dhe perfaqësuesit gjerman ne trojken nderkombetare per Kosoven, Volfgang Ishinger. type="application/x-oleobject" width="320" height="290">




showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1188994703.wmv">


Liderët serbë konfirmojnë qendrimin e tyre kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër ndarjes së saj. Ky qëndrim është bërë i qartë gjatë takimeve diplomatike mes kryeministrit serb Vojislav Koshtunica dhe perfaqësuesit gjerman ne trojken nderkombetare per Kosoven, Volfgang Ishinger, po keshtu edhe ne takimin mes ministrit te jashtem serb Vuk Jeremic dhe homologut francez Bernard Kushner në Bukuresht.

Koshtunica këmbënguli se Kosova do të mbetet përherë pjesë e Serbisë. Ndërsa Ishinger deklaroi se shpreson në një kompromis ne gjirin e BE-se për cështjen e Kosovës. Ndërsa Jeremic e bëri të qartë ne takimin me Kushner, se Beogradi nuk do pranojë kurrë as pavarësi, as ndarje.

Nga ana tjeter Kushner deklaroi se puna e BE-së është gjejë unitetin brenda bllokut evropian, i cili nuk do te jete i ngjashëm me te Rusisë, qe eshte teper i rrepte, por dhe as me atë të SHBA-së që është shumë i përcaktuar. Sipas Kushnerit, Europa do flasë me zërin e saj europian për Kosovën. news24
Shtuar më 05/09/2007, ora 17:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori