Serbet paralajmerojne serish dhune ne Kosove; Nato gati
Albeu.com
Serbet paralajmerojne serish dhune ne Kosove, nese shteti i ri do te tentoje te vendose kontrollin e vet ne pjesen e populluar nga serbet. Deklarata vjen nga Milan Ivanovic, nje prej liderve serbe te Mitrovices.Rreth 50000 serbe te veriut te Kosoves jane shprehur kunder njohjes se shtetit te ri, ndersa vazhdojne ta konsiderojne veten pjese te Serbise. Nderkaq NATO ka vene dy bataljone ne gjendje gatishmerie ne rast te trazirave te mundshme.
Serbet paralajmerojne serish dhune ne Kosove, nese shteti i ri do te tentoje te vendose kontrollin e vet ne pjesen e populluar nga serbet. Deklarata vjen nga Milan Ivanovic, nje prej liderve serbe te Mitrovices. “Udheheqesit e Kosoves mund te vendosin kontrollin ne veri vetem permes forces” ka thene Ivanovic.
Rreth 50000 serbe te veriout te Kosoves jane shprehur kunder njohjes se shtetit te ri, ndersa vazhdojne ta konsiderojne veten pjese te Serbise.
Nderkaq NATO ka vene dy bataljone ne gjendje gatishmerie ne rast te trazirave te mundshme ne Kosove. Lajmi publikohet nga agjencia Reuters e cila i referohet nje burimi brenda Aleances.
Vendimi eshte nje nder hapat e shumta te ndermara nga NATO ditet e fundit me qellim mbajtjen nen kontroll te sigurise ne vend, sidomos ne pjesen veriore te populluar nga serbet.
Sipas burimit te referuar nga Reuters njeri nga bataljonet eshte me ushtare angleze dhe tjetri i perbere nga austro-gjermane.
Nga ana tjeter zedhenesi i NATO-s James Appathurai tha se NATO ka shtuar forcat e saj ne veri te Kosoves pas protestave te shumta te mbajtura atje kunder pavaresise se Kosoves. “Situata eshte qartesisht e tensionuar dhe e ndere, por aktualisht e qete” tha Appathurai. (usatoday/reuters/newa24/albeu)
Shtuar më 27/02/2008, ora 23:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori