Serbet e Rahovecit marrin dokumentet e Kosoves
Albeu.com
Komuniteti serb i cili jeton në fshatin Hoçë e Madhe, në qytetin e Rahovecit, por edhe disa banorë të fshatit Zaçishtë, të zhvendosur në qytete të Serbisë, ka shfaqur interesim për t’u pajisur me dokumente personale të ...... Republikës së Kosovës, ngase në mungesë të tyre, ata nuk mund t’i marrin pensione dhe ndihma tjera sociale në Kosovë. Për këtë dëshmon numri gjithnjë më i madh i qytetarëve serbë të cilët frekuentojnë sportelet e Qendrës së Regjistrimit Civil në Rahovec, për të aplikuar për dokumente të Repunlikës së Kosovës. Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kanë theksuar se deri tash kanë marrë letërnjoftime 312 serbë nga rajoni i Rahovecit dhe 13 pasaporta. Ndërkaq, shefi e Zyrës Lokale për Komuniete, Slavisha Kollashinac, pajisjës me këto dokumente nuk e sheh ndryshe pos si një realitet dhe obligim i çdo qytetari i cili dëshiron të jetojë këtu. Gjatë pesë muajve të këtij viti janë pajisur 281 persona serbë me letërnjoftime dhe 7 prej tyre i kanë marrë edhe pasaportat e Repunlikës së Kosovës në Qendrën për Regjistirmin Civil të Rahovecit.
Shtuar më 11/07/2010, ora 13:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori