Serbet e Kosoves mund te vendosin te inkuadrohen ne institucione
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Pas disa muajsh te bojkotimit, serbet e Kosoves mund te vendosin brenda pak ditesh qe te inkuadrohen ne institucionet Kosovare.PRISHTINE - Pas disa muajsh te bojkotimit, serbet e Kosoves mund te vendosin brenda pak ditesh qe te inkuadrohen ne institucionet Kosovare. Perfaqesuesit politik serbe thone se po i vazhdojne bisedimet me zyrtaret e larte ne Beograd per te marre nje drite jeshile per inkuadrimin e tyre ne institucionet kosovare. Njeri nga ta, Oliver Ivanovic, i tha se eshte ceshtje dite kur mund t'i thuhet po institucioneve te Kosoves, meqe sipas tij, pjesemarrja dhe puna ne institucione eshte nje zgjidhje me e mire, se sa bojkoti dhe lufta jashte parlamentare "Problemi kryesor dhe pengesa kryesore eshte se me nje rezultat te dobet ne zgjedhje ne jemi pamundesuar qe te marrim pergjegjesine per nje vendim te ketille. Kete e ka pamundesuar edhe ndarja politike ne Beograd, rreth mundesise se pjesemarrjes sone ne institucione. Mendoj se gjerat atje tani kane filluar te ndryshojne dhe pritet qe brenda 10-15 ditesh kjo situate ne Beograd te qartesohet plotesisht dhe te shohim se kush eshte per dhe kush eshte kunder," thote zoti Ivanovic. Qeveria e Beogradit dhe vete kryeministri serb Vojisllav Koshtunica paten kerkuar nga serbet e Kosoves qe te mos marrin pjese ne zgjedhjet e pergjithshme te tetorit, me arsyetimin se nuk eshte permiresuar ende gjendja e sigurise per ta. Nje numer shume i vogel i serbeve te Kosoves mori pjese ne zgjedhje, nderkohe qe u zyrtarizuan edhe dy subjekte politike serbe, vetem disa dite para mbajtjes se zgjedhjeve. Perfaqesuesit e serbeve te Kosoves thone se nuk kane legjitimitet per te marre vendime meqe nuk kane arritur te bindin elektoratin e tyre per te marre pjese ne zgjedhje dhe vendimi per hapat e tyre te ardhshem politik do te duhej te merrej ne Beograd. "Nje pergjigje nga qeveria e Serbise tashti do te ishte shume e rendesishme, por thjeshte ne i marrim parasysh te gjitha opsionet," tha Ivanovic, duke perjashtuar mundesine qe serbet te marrin vete vendime, meqe sipas tij u duhet nje perkrahje e fuqishme e Beogradit. Sidoqofte, serbet e Kosoves jane larguar nga pothuaj te gjitha proceset e deritashme. Ata kane refuzuar te marrin pjese ne punimet e Kuvendit dhe te qeverise, por edhe ne grupet punuese per ceshtjen qe e kane inicuar vete, ate te decentralizimit. Kohe me pare i vetmi qe ka pranuar te hyje ne qeveri eshte perfaqesuesi i nje grupi politik serb, Sllavisha Petkovic, qe ka marre postin e ministrit te komuniteteve dhe kthimit. Ivanovic nderkaq, duke pritur Beogradin, thote se ky post megjithate i takon atij dhe grupit te tij politik, por nuk e sqaron menyren se si do ta marre ate.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori