Serbët e Kosovës këshillohen që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Xhon Sojers, drejtori politik i ministrisë së jashtme britanike, u ka thënë mbrëmë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se Grupi i Kontaktit ka sjell vendimin që Kosova ta fitojë pavarësinë,- ka deklaruar negociatori serb Goran Bogdanoviq për B92.Ai thotë se Sojers ua ka përcjell mesazhin serbëve të Kosovës se ata duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës sepse kjo është mënyra e vetme dhe më e mira për serbët e mbetur në Kosovë dhe për ata që duan të kthehen.

“Natyrisht, ne nuk jemi të kënaqur me një qëndrim të tillë të Grupit të Kontaktit, sepse konsiderojmë se në këtë mënyrë bisedat për statsin final bëhen të panevojshme. Mendoj se ky është një rast i mirë për Beogradin që të mendohet se çka duhet bërë më tej ", ka thënë Bogdanoviq.
Shtuar më 07/02/2006, ora 14:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori