Serbët në SHPK i paguan UNMIK-u!
Albeu.com
Pjesëtarët serbë në SHPK-së, në veri të Kosovës, së shpejti do t’i marrin pagat nga buxheti i UNMIK-ut, ka thënë komisari i Policisë së UNMIK-ut, Tor Frigard.
I pyetur nëse pjesëtarët serbë të SHPK-së, të stacionit veri, do t’i marrin pagat e mbetura nga buxheti i UNMIK-ut dhe kur – Frigard në një prononcim për B92 ka thënë se kjo do të ndodhë “së shpejti”.

"Do të paguhen rrogat për tre muajt e kaluar. Kemi pasur probleme burokratike, u janë mbyllur llogaritë bankare. Ne do të bëjmë çdo gjë të mundshme që ata t’i marrin pagat e tre muajve në xhirollogaritë e tyre, mirëpo kjo është burokraci – duhet pak kohë që e gjithë kjo të kryhet, mirëpo do të paguhen”, ka thënë Frigard.

Komandanti i stacionit policor të SHPK-së në veri të Kosovës, Milija Millosheviq, ka thënë se pjesëtarët serbë të SHPK-së i kanë mbyllur xhirollogaritë e tyre ku kanë marrë pagë nga Qeveria e Kosovës dhe kanë hapur të tjerat për t’i marrë pagat nga buxheti i UNMIK-ut. "Në ndërkohë, ne i kemi hapur xhirollogaritë tek disa banka të huaja, përmes së cilave do t’i marrim pagat nga buxheti i UNMIK-ut”, ka thënë Millosheviq.

Serbët, pjesëtarë të SHPK-së, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës refuzojnë t’i pranojnë institucionet e Kosovës dhe Qeverinë e vendit, mirëpo në një formë kanë bërë të ditur se pranojnë të bashkëpunojnë me UNMIK-un. (Telegrafi)
Shtuar më 08/08/2008, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori