Rama “kërcënon” me mbylljen e vendit nëse nuk zbatohet rregullat ndaj COVID-19

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e distancimit social ndryshe do të mbylli sërish vendin.

“Jam shumë i shqetësuar dhe dua që ta dini se nuk kam ndërmend të rri të bëj sehir se shumëkush e ka harruar fare se armiku i padukshëm ka ikur.

Prej tre ditësh ka më shumë shtrime në spital se në kulmin e epidemisë”, tha Kryeministri në një komunikim për median.


Shtuar 11.06.2020 17:34