Dalin shifrat, sa pacientë fituan sot betejën me koronavirusin

51 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 gjatë orëve të fundit.

Lajmin e bën me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky është një numër i ulët pacientësh krahasuar me një ditë më parë, ku u raportuan 97 të shëruar.

Gjithsej deri më sot janë 6443 raste të shëruara nga koronavirusi.


Shtuar 12.09.2020 13:40