“Gjuha maqedonase është gjuhë bullgare”, Dimitrov dhe Osmani kanë bërë shumë telefonata

“Në Evropë do të hyjmë vetëm si maqedonas dhe që flasin maqedonisht”, kështu zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov u përgjigj ndaj Ministren për Evropë të Portugalisë, Ana Paola Zakarijas e cila tha se “gjuha maqedonase është gjuhë bullgare”.

Ndaj kësaj deklarate, Dimitrov dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani kanë pasur biseda me përfaqësues nga kryesimi portugez.

Në këto bisedime, është shprehur keqardhje për deklaratën e Zakarijas dhe është shprehur bindje, se ajo nuk përfaqëson qëndrimet e Portugalisë.

“Dje edhe unë, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, përfshirë këtu edhe ministrin kemi pasur kontakte të shumta me përfaqësues të Portugalisë, gjegjësisht kryesimin portugez. U folëm për këtë këtë gjë joadekuate, e cila mes të tjerash është potencuar në deklaratën e Qeverisë. Morëm sigurinë se deklarata aspak nuk e pasqyron qëndrimin e Lisbonës e cila mbetet në qëndrimin e propozimit portugez dhe është shprehur keqardhje në këtë kuptim”, tha Dimitrovi, transmeton TV21.

Sipas tij, tërë ky debat për gjuhën maqedonase del nga ajo se në propozimin që doli nga Komisioni Evropian, thuhet se tërë legjislatura e BE-së do të përkthehet në gjuhën maqedonase dhe se shteti duhet të ketë mjaftueshëm përthyes deri në momentin e anëtarësimit.

“Deri më tani, ne kemi përkthyer rreth 80 mijë faqe të legjislaturës evropiane dhe për momentin nëpërmjet SEP tha se po revideohet përkthimi i 16 mijë faqeve dhe po punohet në më shumë se 1 mijë faqe”, tha më tej Dimitrovi.

Ka kujtuar edhe deklaratën e Qeverisë në këtë kontekst.

“Deklarata e saj është në kundërshtim me propozimin portugez për gjetjen e zgjidhjes. Në këtë kuptim deklata aspak nuk ndihmon në procesin e ndërtimit të besimit dhe gjetjes së zgjidhjes së përbashkët. Kontesti dhe momenti janë të ndjeshme dhe për këtë i ftojmë përfaqësuesit e vendeve që janë të përfshirë në proces, t’u përmbahen kualifikimeve të çfarëdollojshme dhe sqarimit të proceseve që lidhen me çështjet nacionale maqedonase”, tha më tej Dimitrovi.

Ndërkaq Zakarijas duke folur për bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se: “Dukshëm është e lidhur me gjuhën në Maqedoni, e cila dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare dhe dimension kulturor i dy vendeve”./TV21

 


Shtuar 30.06.2021 13:24