Sequi takon Ramën: KQZ duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi zhvilloi sot një takim me kreun e PS-së Edi Rama ku në qendër të diskutimeve ishte procesi i zgjedhjeve. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se në takim u shkembyen pikëpamjet lidhur me procesin zgjedhor.

"Pata një takim me Ramën, ashtu siç po bëj takime të tjera me autoritetet e tjera të larta si ambasador i BE-së. Arsyeja është për të shkëmbyer pikëpamjet tona lidhur me procesin zgjedhor. Diskutuam gjithashtu për çështjen e KQZ-së, mes çështjeve të tjera. Kam ndjekur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu dhe të shefes së OSBE/ODIHR-it dhe pozicioni ynë është i njohur. KQZ për të marrë vendime duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendet Arvizu ne takohemi herë pas here do takohemi dhe sot, dhe BE e SHBA ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre.” u shpreh Sequi. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori