Plot me drogë në bagazh, aksidentohet makina në kufirin greko-shqiptar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se një automjet ka dalën nga rruga në Asproklisi, Igumenice dhe më pas është braktisur.

Abcneës shkruan se në bagazhin e mjetit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 77 pako me 94 kg 450 gram marijuanë.

Menjëherë ka nisur kontrolli i zonës, duke përdorur edhe qenin nuhatës. Ndërsa pas pak orësh është konstatuar një shtetas grek që ecte në këmbë në vendin e quajtur Rajo, i cili rezultoi se ishte drejtuesi i mjetit.

Ky shtetas është arrestuar dhe gjatë kontrolli i janë gjetur 0.2 gram kokainë dhe 300 euro.


Shtuar 11.07.2020 10:09