Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore
Sequi u shpreh sot se respektimi i të drejtave të komunitetit rom dhe atij të LGBT-së, është shumë i rëndësishëm. Gjatë një takimi me shoqata të shoqërisë civile,
Sequi foli për rëndësinë e kujdesjes dhe masave lehtësuese për pjesëtarët e çdo komuniteti si romët dhe anëtarët e LGBT-së.
“Do të mundësojmë nxitje për punësim për personat me aftësi të
kufizuar,
mbrojtje për fëmijët me aftësi te
kufizuar,
mbrojtje të LGBT-së. Parimi i transparencës dhe trajtimi me paanshmëri është thelbësor. Inkurajoj të tregohet interes i mëtejshëm për bashkëpunim me ne në partneritet. 140 propozime deri tani për ne”, theksoi në fjalën e tij ambasadori
Sequi. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2014,
ora 13:38