Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore
Sequi ka shprehur ngushëllimet e tij për ushtarin e vrarë gjatë ditës së djeshme në
Afganistan.
Sequi vlerësoi ndihmën e dhënë nga Shqipëria në misionet e saj në
Afganistan dhe vende të tjera.
"Ngushëllime dhe mbështetje për familjarët e ushtarëve në
Afganistan. Pranojmë ndihmën që ka dhënë Shqipëria për Afganistanin e vendet e tjera ku ka misione paqeruajtëse. Dua të vë në dukje profesionalizmin që ushtarët shqiptarë kanë dhënë në
Afganistan", tha
Sequi. Ndërsa kryeministri Berisha është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë misionin e saj në
Afganistan. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2012,
ora 10:28