Monika Kryemadhi “zbulon” frikën më të madhe të kryeministrit Rama

E ftuar në “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dhënë vlerësimin e saj rreth diskutimeve që po bëhen mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet. Më tej ka treguar edhe një batutë me ambasadorët e huaj, të cilëve u ka thënë se edhe nëse Taulant Balla numëron votat, Rama nuk shpëton.

“Ne kemi kërkuar depolitizimin e komisionerëve. Por Rama kërkoi që këta komisionerë të jenë vetëm ata të administratës së Ramës.

Pse të mos jenë komisioner gazetarët, gjykatësit, kameramanët, mjeket dhe disa kategori jashtë administratës publike.

Unë jam për komisione si në Greqi, që të numërohen votat në qendrat e votimit. Depolitizimi është i mundshëm. Ne kërkuam që depolitizimi të mos ishte vetëm me administratën publike, pasi ajo kontrollohet nga Rama.

Nuk ka asnjë strategji që shpëton situatën ku gjendet Rama. Edhe Taulant Balla ti numërojë votat, kjo nuk e shpëton dot Ramën”, tha Kryemadhi.


Shtuar 18.06.2020 19:54