I pafat, ylli i Napoli mbetet jashtë Euro 2020 për shkak dëmtimi

Arkadiusz Milik nuk do të mund të rikuperohet në kohë për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Polaku përmes një postimi në rrjetin e tij social, Twitter ka njoftuar se do të mungojë shkaku i lëndimit por do të jetë duke bërë tifo për Kombëtaren.

“Të luash për Poloninë është një ëndërr e çdo futbollisti. Është shumë vështirë për mua të largohem nga Kombëtarja, por është një vendim që e kam marrë me vetëdije”, tha Milik.

“Unë e di që nuk do të mund të jem 100%, prandaj unë i përshëndeta shokët e mi dhe ju thash që do të kenë një tifoz të flaktë duke i mbështetur për ‘Euro 2020′”, përfundoi Arkadiusz Milik.


Shtuar 9.06.2021 08:45