Senatorja Klinton mbeshtet pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Senatorja amerikane i ka bere thirrje administratës t’i kushtojë më shumë rëndësi kësaj çështjeje, vecanërisht kur sipas saj situata në Kosovë po i afrohet momentit vendimtar historik.Senatorja amerikane Hillary Clinton do te mbështese njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara nëse qeveria në Prishtinë vendos të shpall pavarësinë. "Me Rusinë që kërcënon me veto në Këshillin e Sigurimit, duhet të jemi të gatshem dhe fuqishëm të mbështesin vullnetin e shumicës në Kosovë. Nëse qeveria në Prishtinë vendos të shpall pavarësinë, fuqimisht do të mbështes njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të bashkuara dhe do të ftoj Bashkimin Evropian të bëjë të njëjtën gjë", ka deklaruar Hilary Clinton. Ajo i ka bere thirrje administratës amerikane t’i kushtojë më shumë rëndësi kësaj çështjeje, vecanërisht kur sipas saj situata në Kosovë po i afrohet momentit vendimtar historik. Hillary Clinton ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhjet e rregullta dhe paqësore dhe ka vënë në pah rëndësinë e madhe në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë dhe veçanërisht të serbëve. (europa e lire)
Shtuar më 30/11/2007, ora 20:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori