Setien nuk përmbahet për Messin, “lum” lëvdatash

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka shpërthyer në lëvdata për yllin argjentinas të skuadrës së tij, ndoshta edhe me të drejtë.

Messi u rikthye në sezon duke shënuar gol dhe duke asistuar në dy gola të tjerë, në fitoren e Barcelonës kundër Mallorca.

Sipas trajnerit Setien, Messi nuk është vetëm “shënimi i golave”, por edhe asistimet perfekte që bën për lojtarët.

“Leo është mirë. Ju nuk duhet të shikoni vetëm asetin e golave që shënon, por gjithashtu edhe gjithë punën dhe kontributin tjetër, si për shembull asistimet. Këto sjellin shumë pikë për ne”, ka thënë Setien.

“Janë numra astronomik. Mendoj se ai ka arritur kuotën e 700 golave dhe kjo është arsyeja pse ai është lojtari më i mirë”, ishin fjalët e trajnerit të katalanëve.

Messi do të ketë mundësinë për një tjetër mbrëmje spektakli, të martën, kur Barca luan kundër Leganes, në ‘Camp Nou’.


Shtuar 15.06.2020 12:26