Selmanaj dhe Teodosije drekojne bashke
Albeu.com
Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe Peshkopi Teodosije Sibaliq janë takuar të premten në një takim joformal dhe në një drekë në bazën e MNBG- të KFOR-it Camp “Sparta”.
Takimi është organizuar me nismën e komandantit brigadës shu,kombësie Perëndim “Battle Group”, kolonelit Vincenzo Grasso”, është bërë e ditur të shtunën nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga KFOR-i.

“Kjo ishte një mundësi për Peshkopin Teodosije dhe Kryetarin e ri të Deçanit, Rasim Selmanajn të takohen për herë të parë dhe të ndajnë së bashku një qëllim të mirë për të jetuar në paqe dhe me mirëkuptim. Ata pranuan që ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e procesit për një marrëdhënie më të mirë mes Manastirit dhe popullit të komunës së Deçanit”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

“Në fund të takimit, pjesëmarrësit shprehen vlerësimin e sinqertë kënaqësinë për iniciativën e KFOR-it dhe pranuan që është e rëndësishme që të mbeten në kontakt për hir të një të ardhme më të mirë të të gjithëve në këtë rajon”, përfundon komunikata.
Shtuar më 06/02/2010, ora 20:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori