Selimi: Do te largohesha nese skandali i droges do te ndodhte ne mandatin tim
Albeu.com
Behar Selimi, u.d. i drejtorit të policisë, në një intervistë për Kosova Sot ka thënë se do të jepte dorëheqje nëse vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive do të kishte ndodhur në mandatin e tij.
“Më është bërë shumë shpesh kjo pyetje dhe çështja e dorëheqjes lidhet me sistemin e vlerave personale me largësinë e përgjegjësisë së individit për imazhin e institucionit. Jam munduar t’i shmangem kësaj pyetjeje për ta respektuar lidershipin e mëhershëm, meqë po insistohet edhe përkundër asaj që përgjegjësia e organizatës tonë mbetet në sigurinë fizike të ndërtesës, sidoqoftë sa më tepër që po më bëhet kjo pyetje unë do të kisha dhënë dorëheqje. Është çështje tjetër që menaxhmenti i policisë nuk parapëlqehet që në polici të jepet dorëheqje”, ka thënë Selimi.

Sa i përket arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, Selimi është shprehur se Policinë e Kosovës nuk e pengon asgjë për të arrestuar zyrtarë të lartë, nëse për këtë ka fakte dhe nëse kjo kërkohet nga prokuroria. (kosova sot)
Shtuar më 04/07/2010, ora 16:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori