KE mesazh të prerë: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të ruhet

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana pisonero ka bërë një postim në rrjetin social Tëitter ku i drejtohet politikës në Shqipëri.

Sipas saj, përmbushja e rekomandimeve te lena nga OSBE/ ODHIR eshte kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kalua dhe ndaj “çdo ndryshim legjistlativ i bërë nuk duhet të cënojë qëllimin kryesor të saj”.

“Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në #Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC.

Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.”


Shtuar 16.07.2020 11:28