Selami sulmon keq Bashën: Ka hallin e karriges, jo të PD-së
Në vijim të turit elektoral me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Belshit, Përrenjasit dhe Gramshit, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami kërkoi që listat e votuesve të jenë të hapura për të gjithë në mënyrë që zgjedhjet e 22 korrikut të jenë transparente.

“Hajde ta bëjmë sa më të mirë garën, që listat tona duhet të jenë transparente. Listat e votuesve të PD duhet të bëhen publike. Nuk janë bërë.

Ne duhet t’i lëmë qytetarët, votuesit tanë dhe ata që s’janë anëtarë partie ta shikojnë se çfarë po ndodh këtu. Nuk jemi ne parti ilegale.

Demokratët janë krenarë që janë pjesë e PD” – u shpreh Selami i cili gjithashtu i kërkoi kandidatit tjetër për kryetar, Lulzim Bashës, që të pranonte debatin e hapur për mediat dhe qytetarët ashtu siç kishte premtuar në fillim të garës.

“Në mënyrë fare të natyrshme ngrihet një pyetje: Kush është qëllimi dhe interesi kryesor i z.Basha? Rimëkëmbja e Partisë Demokratike apo mbajtja dhe ruajtja e postit të kryetarit?

Kam frikë se është një pyetje që në mënyrë të sinqertë z.Basha nuk i pergjigjet dot” – theksoi Selami. /albeu.com/


Shtuar më 16/07/2017, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori