Selami flet për artikujt për Enver Hoxhën: Kam paguar një çmim
Kandidati për kryetar i PD-së, Eduart Selami ka folur ditën e sotme në një intervistë në “Vizion Plus” për një artikull të tijin, ku fliste me superlativa për estetikën e Enver Hoxhës.

Selami u tregua i drejtpërdrejtë kur u pyet nga gazetari lidhur me këtë çështje, duke thënë se është një pjesë e jetës së tij që nuk mund të ndjehet krenar dhe një çmim që ka paguar për mbijetesë.

“Po e di, kam qenë pedagog. Nuk i druhem sulmeve. Ajo është një pjesë e jetës sime për të cilën unë nuk jam krenar. Është një çmim që unë kam paguar atëherë për mbijetesë. Shumë njerëz zgjodhën rrugën e konfrontimit, unë jo. Por koha tregoi që unë e vrava frikën shumë shpejt” – tha Selami. /albeu..com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori