Sekuestrohen 2 ton marijuanë në Rimini, vinin nga Shqipëria
Sekuestrohen në Rimini të Italisë 2 ton marijuanë dhe vihen në pranga 3 shqiptarë dhe një rumun. Bllokimi i kësaj sasie të madhe lënde narktotike ka ardhur në kuadër të hetimeve të operacionit të koduar “100%”. Autoritetet italiane thonë se droga vinte nga Shqipëria dhe eshte transportuar përmes një skafi 10 metër të gjatë.

Kjo veretohet nga imazhet ajrore, të cilat tregojne se skafi kishte mberritur ne Itali nga Shqipëria. Grupi kriminal ishte nën hetim për trafikimin e rreth 100 kg kokainë dhe heroinë të sekuestruar gjatë shtatorit të vitit 2013.

Përgjimet telefonike kanë zbardhur faktin se grupi i strukturuar kriminal ishte duke pritur një sasi të madhe lënde narkotike. Komandanti i Guardia di Finanza për Riminin, Mario Venceslai, ka deklaruar se ka një ndryshim në skenarët e organizimit të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

“Tashmë kemi të bëjmë me një skenar të ri: Rimini nuk është më vend tranzit i sasive të vogla të drogës , por udhëkryq i vërtetë të drogës. Pjesë e kësaj organizate janë të rinj që jetojnë prej kohësh në Rimini, e njohin mirë territorin dhe kanë krijuar një model të ri të trafikimit e shpërndarjes së drogës. Ata e trafikojne, e perpunojne dhe me pas e shperndajne. Kjo sasi kaq e madhe, e pabesueshme nuk mund te jete destinuar per tu trafikuar vetem ne Rimini, por ne nje pjese te madhe te territorit italian”tha ai.

Pak kohë më parë shteti fqinj dha alarmin për sasitë e mëdha të drogës që po trafikohen nga vendi ynë. Megjithate lumi i droges duket se nuk do te ndalet. /albeu.com/


Shtuar më 28/02/2014, ora 22:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori