Sekuestrohet në Vlorë hoteli i ndërtuar nga paratë e drogës
Në përfundim të hetimeve disa mujore, policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, ka vendosur masën e sekuestros preventive për një godinë shumëkatëshe, e destinuar si hotel.

Bëhet me dije se godina e bllokuar ndodhet në zonen e Ujit të Ftohtë, në afërsi të vendit të quajtur "Kalaja”. Ajo është në pronësi të shtetasve me inicialet E.B. dhe Sh.B., të dy banues në Vlorë, me një vlerë sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi që arrin deri në 1.5 milion euro.

Të njëjtat burime shtojnë se sekuestroja e kësaj godine u krye pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të "Trafikimit të lëndëve narkotike", në vendet e BE. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori