Sekuestrohet gomonia 9 metra e gjatë në Radhimë
Policia e Vlorës ka sekuestruar një gomone të braktisur në bregdetit në Radhimë.

Mësohet se ajo është e gjatë rreth 9 metra e gjatë me dy motorë.

Njoftimi i policisë

Gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë në bregdetit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti. /albeu.com/



Shtuar më 18/01/2018, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori