Sekuestrohet 7.2 kg drogë në Kakavijë, arrestohet një 20 vjeçar
Nga një operacion antidrogë në Gjirokastër është sekuestruar një sasi prej 7.2 kg dhe ka rënë në pranga përdoruesi. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Florian Spore, 20 vjeç. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Me datë 16.02.2017 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në mjetin tip “Benz”, me targa AA024HI që drejtohej prej tij u gjetën 12 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 7.2 kg”./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori