Policia e
Vlorës ka bllokuar ditën e sotme dy skafe që dyshohet se do të
përdoreshin për trafik droge. Njëri prej tyre ishte i ndezur, por pa asnjë person në bord.
Bllokimet u bënë në kuadër të operacionit “STUHIA”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 15.05.2017, rreth orës 11:00, në lagjen "11 Janari" brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur "Pusi i Mezinit", është konstatuar një mjet lundrues tip "Gomone" me gjatësi 7.8 m dhe
gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës "Merkuri" dhe "Suzuki".
Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit K.Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi i zotërimit dhe mbajtjes" dhe "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit", parashikuar në nenet 23 dhe 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për
mjetet lundruese.
Më datë 15.05.2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip "Skaf plastik", me gjatësi 6 m dhe
gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës "Yamaha", i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit", neni 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për
mjetet lundruese.
Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy
mjetet lundruese mund të
përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit italian.
Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2017,
ora 19:29