Sekuestrohen në portin e Durrësit 450 kg drogë
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me forcat e antidrogës, pas një dyshimi për trafik ndërkombëtar droge, kontrolluan mjetin tip “Scania”, dhe gjetën të fshehur 450 kg kanabis

Policia do të ndjekë penalisht në gjendje të lirë shoferin e mjetit 61-vjeçar, i cili nga hetimet rezultoi se nuk kishte dijeni për drogën, ndërsa shpallikërkim dy porositësit e mallit dy të rinj nga Tirana, shkruan Top Channel.

Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave./Albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori