Policia e Fierit ka sekuestruar pasuri të paluajtshme,
llogari bankare dhe automjete në këtë qytet.
"Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin,
Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale "Oraganizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit"- njofton policia duke zbuluar shtetasin të cilit i përkisnin pasuritë e sekuestruara.
Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:
Apartament me
sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
Apartament me
sipërfaqe 50 m² në
Fier.
Trualle me
sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
Pronë me proces legalizimi me
sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin,
Fier.
Dymëdhjetë
llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
Tre automjete.
Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2018,
ora 13:04