Sekuestrohen drogë, armë e municione, në kërkim kryeplaku i fshatit Podgorie
Policia e Korçës ka shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit Podgorie, ndërsa ka vënë në pranga djalin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë sekuestruar armë, drogë dhe municione luftarake.

Sipas Specialistëve të Seksionit kundër Narkotikëve u finalizua me skukses operacioni i koduar "Mali i Thatë" duke arrestuar Orlind Pilinçi, 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie – Korçë dhe shpallur në kërkim babain e tij 44 vjecar Arben Pilinçi.

Policia sqaron se "44-vjeçari me detyrë kryeplak i fshatit Podgorie ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë, për veprat: "Vrasje me dashje" e "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e punonjësve të Policisë, në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Podgorie, në automjetin tip "Ford" me targa AA 450 CA.

Gjithashtu as kontrollit policor në banesën e tij janë gjetur gjithashtu:

1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa,
1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,
3 fishekë luftarakë, model 56,
5 fishekë luftarakë model 54, (të tetë të kalibrit 7.62 mm)
10 kapsolla detonatore,
4 thika,
1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,
1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
6500 Euro, 200 000 lekë,
1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprat penale : "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Organizim i llotarive të palejuara", të kryera në bashkëpunim. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2016, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori