Sekuestrohen armë dhe municione, në kërkim një 27 vjeçar
Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim për posedim të armëve dhe municioneve luftarake. Blutë e Pogradecit kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione luftarake, që dyshohet se do të trafikoheshin në Maqedoni, ndërsa kanë shpallur në kërkim zotëruesin e tyre, 27-vjeçarin Redi Hymetllari.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri gjysmëautomatike, model 56, një shotgun model 88 dhe 720 fishekë luftarakë, model 56.

Dyshohet se 27-vjeçari armët e zjarrit si edhe municionin luftarak që zotëronte, do t`i trafikonte në shtetin maqedonas, duke shfrytëzuar kufirin e gjelbër. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori