Sekuestrohen 8 kg heroinë, arrestohet 43-vjeçari
Një sasi prej 8 kilogramë heroinë u sekuestrua nga policia portale e Durrësit e cila ka prangosur poseduesin e saj Ardian Rustemi. Mësohet se droga është gjetur në automjetin e drejtuar nga 43-vjeçari.

“Në dyshemenë e automjetit u gjetën 14 pako në formë paralelopipedi të mbështjella me ngjitës celefon transparent, brenda së cilave përmbajtje pluhuri ngjyrë bezhë që për nga aroma dhe karakteristikat fizike ngjason me lënden narkotike heroinë, e cila nga peshimi rezultoi në masën e 7 Kg e 939,75 gramëve; lëndë kjo të cilën shtetasi në fjalë synonte ta trafikonte drejt Italisë”, thuhet ne deklaraten e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori