Sekuestrohen 6 arka me 30 predha antitank në Vlorë, autorët në kërkim
Policia e Vlorës ka sekuestruar një arsenal armësh i paketuar në 6 arka. Në arkat e armatimit u gjendën 30 predha antitank dhe 1 granatë hedhës. Ky arsenal ishte i braktisur në fshatin Mallkeq, në lagjen Shoraj të Vlorës.

Në këtë zonë ndodhen disa banesa të braktisura, ku ishte vendosur edhe arsenali i armëve.

Municionet luftarake ishin në gjendje të mirë teknike për tu përdorur. Sekuestrimi i arsenalit u krye mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat e policisë së qarkut të Vlorës.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin e personave të cilët kanë fshehur këto municione në këtë zonë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori