Sekuestrohen 55 kilogramë kanabis në Fushë-Krujë, ndërsa janë
arrestuar 2 persona. Në kuadër të operacionit ‘Thumana’ të ndërmarrë nga seksioni antidrogë në Durrës u bë e mundur prangosja e Altin Zaja 33 vjeç dhe Rexhep Alushi 56 vjeç.
Bëhet e ditur se këta persona u kapën në flagrancë në banesë nga
policia, teksa nxirrnin drogën. Sipas informacioneve që përcjell
policia, drogën dy të arrestuarit e kishin blerë te disa banorë në Thumanë.
Shtuar më 28/10/2014,
ora 19:50