Sekuestrohen 500 kg kanabis, arrestohet transportuesi grek
Policia kufitare e Kapshtices sekuestroi sot një sasi prej 500 kg kanbis sativa ndërsa prangosi transportuesin e saj grek. Operacioni u realizua oreve te vona te se premtes dhe ne pranga u vendos drejtuesi i mjetit.



Lënda narkotike qe tentohej te kalonte drejt Greqise, ishte e fshehur në dyshemenë e një kamioni frigorifer. Automjeti drejtohej nga shtetasi grek Ilias Aslanidhis dhe ishte ndarë në 394 pako,me peshë mbi një kilogram. Nga hetimet e policisë kufitare dhe strukturave të antidrogës ,bëhet e ditur se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion qytetin e Selanikut. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori