Sekuestrohen 50 kilogramë drogë në portin e Durrësit
Pëlqej
Policia e Durrësit sekuestron një sasi lënde narkotike prej 50 kilogramësh në portin e Durrësit. Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz furgon me targa CF 153 JE që drejtohej nga Rystem Xhypi 40 vjec, nga fshati Rrakull i Kavajës.


Droga e cila gjendej në 50 pako u gjet e fshehur në pjesën midis dyshemëse dhe shasisë së mjetit. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori