Sekuestrohen 417 litra vaj luledielli i skaduar në Kukës
Një sasi vaji luledielli i skaduar është sekuestruar tashmë nga policia në Kukës, pas një kontrolli të imtësishëm të kryer për cilësinë e ushqimit. Bëhet fjalë për plot 417 litra vaj luledielli i skaduar, të cilat janë sekuestruar nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Kukës.

Inspektorët e AKU-së, në bashkëpunim me uniformat blu, kanë sekuestruar vajin e ambalazhuar në 30 kuti, i destinuar të tregtohet ne tregun vendas. Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU-së dhe policia, kanë bërë sekuestrimin e produktit, i cili pritet të azgjësohet.

Ndërkaq, bëhet me dije se pronari është gjobitur. Në Bajram Curr janë kontrolluar edhe dy dyqane si dhe magazina e subjektit privat, ku janë gjetur edhe të tjera sasi vaji të skaduar.

Pronari i automjetit, por edhe vajit, është shprehur se ka qenë duke e çuar drejt vendit nga e ka blerë atë, por ekspertët kanë vendosur që ta gjobisin atë.

Kjo masë vjen për "mosdeklarim", duke qenë se cdo subjekt duhet të njoftojë AKU-në kur një produkt i skadon afati i skadencës. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori