E pazakontë/ Aktori i famshëm kërkon publikisht t’i nënshtrohet vetëvrasjes

Aktori me famë botërore, Alain Delon, kërkon t’i japë fund jetës së tij dhe t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar ose e quajtur ndryshe eutanazisa, në rast se ai diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme

Ka qenë djali i aktorit francez, Anthony Delon, që deklaroi se babai i tij i kishte kërkuar ndihmë për të bërë vetëvrasje të asistuar dhe se ai pranoi të ishte pranë tij në momentet e fundit.

“Po, është e vërtetë, më pyeti”.-tha Anthony.

Delon mund t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar, e cila nuk është e ligjshme në Francë, falë vendbanimit të tij në Zvicër. Ai e ka shprehur dëshirën e tij edhe më herët ku e ka konsideruar eutanazinë si gjëja më logjike dhe e natyrshme.

“Eutanazia është gjëja më logjike dhe më e natyrshme për të bërë. Nga një moshë dhe kohë e caktuar, ne kemi të drejtën të largohemi paqësisht nga kjo botë pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës,” tha Alain Delon në një intervistë në 2021.

Në 2019 Delon, pësoi goditje të shumta dhe një hemorragji cerebrale. Që atëherë, 86-vjeçari mësohet se ka qenë i kufizuar fizikisht.