Sekuestrohen 34 kg drogë në kufi, në kërkim trafikantët
Policia Kufitare ka konstatuar dhe sekuestruar në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren në Devoll, plot 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ditën e djeshme në vendin e quajtur “Vëntroku”, janë konstatuar dhe sekuestruar 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Devoll - Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Dje, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur “Vëntroku”, janë konstatuar dhe sekuestruar 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal./albeu.com/


Shtuar më 10/03/2017, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori