Sekuestrohen 250 kg drogë, shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve
Pëlqej
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e cila kishte si destinacion Greqinë, ka përfshirë në një shkëmbim zjarri policinë dhe trafikantët mesditën e sotme. Nga të dhënat paraprake mësohet se një shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe disa trafikantëve ka ndodhur në zonën e malit të Sopotit.

Lidhur me këtë ngjarje nuk raportohen të lënduar. Policia ka vënë në pranga 4 trafikantë të drogës, si dhe ka sekuestruar një sasi prej 250 kilogramë kanabis sativa. Trafikantët kanë qënë duke transportuar lëndën narkotike nga fshati Lazarat i Gjirokastrës, në drejtim të Delvinës. Përpos lëndës narkotike, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri automatik. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori