Sekuestrohen 2.3 ton kanabis në Itali, vinte nga Shqipëria
Pëlqej
Policia italiane ka sekuestruar një sasi rekord droge prej 2.3 tonë kanabis e cila vinte nga Shqipëria.

Ky aksion ka ndodhur në San Benedetto del Tronto, ku gjatë aksionit është vënë në pranga një shtetas Italian 63-vjeç dhe një I ri shqiptar vetëm 24-vjeç.

Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë, dhe sipas hetimeve droga e ardhur nga Shqiperia do te shkarkohej në gryken e lumit Tronto.

Në të vërtetë, pajisja e kontrollit e vënë në veprim natën e kaluar zbuloi dhe bllokoi edhe nje kamion me gomonen, teksa po i afrohej grykes se lumit. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori