Sekuestrohen 211 kg kanabis në Vlorë, arrestohet një shtetas (VIDEO)
Lufta e Policisë ndaj prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal vazhdon akoma me të njëjtin instensitet.

Këtë herë Policia në Vlorë ka finalizuar me sukses operacionin policor antidrogë të koduar "Fillim Vjeshte" dhe ka sekuestruar 211 kg e 700 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Një nga autorët,Dilaver Pecaj, 41 vjeç, banues në Trevllazër tw V Vlorës është arrestuar në flagrancë.

Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.

Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve'' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori