Sekuestrohen 170 kg drogë në një gomone shqiptare në Itali, skafistët arratisen
Policia italiane ka gjetur një gomone me 170 kg kanabis ditën e sotme në bregun midis Brindizit dhe Leçes, ekzaktësisht në ujërat ndërkombëtarë.

Sipas burimeve mësohet se gomonia vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se është braktisur nga skafistët shqiptarë, të cilët janë kthyer mbrapsht me një gomone tjetër.

Fillimisht ishte një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, i cili pa gomonen dhe njoftoi autoritetet italiane.

Menjëherë u organizua një operacion nga roja bregdetare e vendit fqinj të cilët arritën gomonen, por jo skafistët./Albeu.com/

Shtuar më 29/06/2016, ora 22:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori