Sekuestrohen 154 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek
Forcat e rendit kanë kapur 154 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda u gjet në makinën e një 22-vjeçari grek, në Sajadhë të Igumenicës.

Ajo ishte ndarë në 137 pako dhe ishte transportuar me krahë nga fshati Çiflik i Sarandës deri në kufi. Identiteti i 22-vjeçarit nga Megara e Greqisë, nuk bëhet i ditur.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe makinën e të riut, ndërsa po punon për kapjen e tij dhe për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Shtuar më 02/10/2013, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori