Në Durrës janë sekuestruar 113 kg kanabis, në
kamionin me këpucë. Droga është zbuluar në vijën e dytë të
kontrollit në port.
Gjatë
kontrollit të ushtruar në kokën e
tralerit me targë AA 250 JA dhe
tralerit me targë ACR 470, në brendësi të ngarkesës me koli këpucësh u gjetën 120 pako të mbështjella me qese celofoni.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Xhaferr Hoxha, 39 vjeç nga Durrësi. Hetimet vijojnë në akuzën e "trafikimit të lëndëve narkotike". /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2015,
ora 10:28