Sekuestrohen 110 kg hashash ne Fier, arrestohen 2 vellezer
Albeu.com
Policia e qarkut të Fierit në bashkëpunim me drejtorinë e krimeve të rënda në policinë e shtetit dhe prokurorinë e krimeve të rënda me anë të operacionit të koduar “jaguari” ka bërë të mundur sekuestrimin e 110 kg hashash dhe arrestimin e dy personave.
Sipas burimeve të policisë është bërë e mundur arrestimi i dy vëllezërve Gjin dhe Adrian Marku përkatësisht 29 dhe 32 vjeç dhe sekuestimin e dorgës. Mësohet se dy poseduesit janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së qarkut të Fierit për hetime të mëtejshme.
Shtuar më 05/05/2010, ora 19:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori