Një sasi droge prej 11 kg u sekuestrua ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Burime nga policia kufitare bëjnë me dije se lënda narkotike e llojit kokainë u gjet në mjetin me targa greke ZYY7265. Sipas policisë,
droga kishte për
destinacion shtetin fqinj Greqinë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur prejardhjen e drogës dhe për të identifikuar shpërndarësit e saj. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2013,
ora 18:51