Sekuestrohen 101.1 kg kanabis në Fier, pranga shoferit
Pëlqej
Një person ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi iu sekuestruan 101.1 kg kanabis sativa. Mësohet se kanabisi u gjet nga blutë e Fierit gjatë kontrollit të mjetit me targë AA041CP, tip "Renault", ndërsa ka vënë në pranga drejtuesin e tij, përkatësisht Gazmir Rraja, 24 vjeç.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se 24-vjeçari ishte nga Fushë-Kruja. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori